Lajme
Lavrov: Shqiptarët të mos shkojnë në zonat e banuara me serbë
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov kërkon që në forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezentë në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës
Ngritja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sidomos pasi autoritetet kosovare ndaluan hyrjen e një treni serb në territorin e Kosovës, ka ngjallur reagimi edhe në Federatën e Rusisë. Kjo e fundit, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Sergej Lavrov thotë se shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë.
Lavrov në një konferencë shtypi i pasqyroi edhe zhvillimet në Ballkan. Ai tha se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës atje.
Po ashtu Lavrov kërkon që në forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezentë në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës, citon DPA, transmeton DW.
Reagimet e ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë.
Treni ishte donacion i Rusisë, ndërsa jashtë ishte i ngjyrosur me flamuj serb, ndërsa mbante mbishkrime në 21 gjuhë, me parullën “Kosova është Serbi”. Në tren kishte ekstremistë serb, ndërsa atyre iu premte ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ky i fundit ka ndalesë për hyrje në Kosovës nga autoritete kosovare.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












