Kultura
Laureat i çmimit “Bekim Fehmiu” këtë vit është Besim Sahatçiu
Ministria e Kulturës ka ndarë çmimet vjetore në fushën e kinematografisë
Juria e Çmimeve në Fushën e Kinematografisë ka vlerësuar se veprimtaria kinematografike e regjisorit Besim Sahatçiu konsiderohet themeltare e regjisurës kinematografike të Kosovës, që e avancoi atë në kinematografi konkurruese në rajon.
Kjo juri i ndau çmimin për Veprimtari Jetësore “Bekim Fehmiu” post mortum Besim Sahatçiut. Ndërsa Çmimi Vjetor për Veprimtari Kinematografike iu dha regjisores Blerta Zeqiri.
“Jam e gëzuar, sepse më është dukur që Besimi është harruar, por ja që erdhi koha dhe u nderua me këtë çmim”, ka thënë bashkëshortja e Besim Sahatçiut, Besa, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, u zotua edhe një herë që do të vazhdojë përkrahja për kinematografinë kosovare. “Ju uroj për çmimet. Besoj që kemi pasur një juri profesionale për t’u ndarë çmimet. Ne jemi të përkushtuar që të motivojmë punën e artistëve dhe në kuadër të këtij qëllimi do të vazhdojmë të japim shpërblime e çmime”, tha Gashi.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












