Bota
Largohen emigrantët nga kampi i improvizuar në jug të Greqisë

Është stabilizuar gjendja në kampin e improvizuar të emigrantëve në jug të Greqisë. Janë larguar edhe 60 emigrantët e fundit që për tri ditë me radhë kanë tentuar ilegalisht të kalojnë kufirin për në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjendja është stabile dhe se në dispozicion ka forca të mjaftuara policore që të parandalojnë çdo tentim të emigrantëve për t’u futur ilegalisht në Maqedoni.
“Gjendja në kufirin jugor gjendja sot është stabile, ashtu siç ka qenë edhe ditëve të kaluara, pa rritje të numrit të tentimeve për hyrje ilegale. Ministria e Punëve të Brendshme ka kapacitete të mjaftueshme dhe qytetarët mund të jenë të qetë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Rreth tri ditë më parë mbi 1000 emigrantë gjendeshin në kampin e improvizuar grek, ku u ndeshën edhe fizikisht me policinë greke në tentim për të kaluar kufirin, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Emigrantët raportohet se janë manipuluar nga lajmet e rrejshme. Ata nëpër rrjetet sociale kanë lexuar se sapo të kalojnë kufirin, do të hasin në autobusë të organizuar, të cilët do t’i shpien në shtetet perëndimore evropiane. Disa prej tyre që nuk kishin dokumente valide, madje edhe janë ndaluar nga policia.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz