Bota
Largimi i Boltonit: Irani thotë se “nxitësit e luftës” duhet të shkojnë
Irani iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që “të lënë anash nxitësit e luftës”, pas largimit të John Boltonit nga pozita e Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare dhe në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit, për shkak të çështjeve bërthamore.
Duke folur në një takim të kabinetit të tij më 11 shtator, presidenti iranian, Hasan Rohani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta kuptojnë se “armiqësia dhe nxitja e luftës nuk janë në të mirën e tyre. Të dyja duhet të braktisen”.
“Etja për luftë me presion maksimal duhet të largohet bashkë me nxitësin e luftës në detyrë”, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter Mohammed Javad Zarif.
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkeqësuar marrëdhëniet prej majit të vitit 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Më vonë, SHBA-ja ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti.
Në përgjigjje të këtij veprimi Irani ka hequr dorë nga disa pika të marrëveshjes, meqë ka nisur pasurimin e uraniumit në muajt e fundit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar më 10 shtator se ka shkarkuar nga pozita Boltonin, i cili ka shërbyer në këtë pozitë nga prilli i vitit 2018, duke thënë se kanë “ekzistuar mospajtime të thella” në shumë çështje.
Kush ishte John Bolton?
Bolton është raportuar të ketë kundërshtuar propozimet e fundit të presidentit për të biseduar me liderët e Teheranit, si dhe ka pasur qëndrim më të ashpër sa i përket Rusisë dhe Afganistanit.
Mahmud Vaezi, udhëheqës i zyrës presidenciale të Iranit, e ka përshkruar Boltonin si “armik të diplomacisë” dhe një nga “armiqtë më të mëdhenj të kombit iranian”.
Zyrtarët rusë kanë thënë më 11 shtator se Moska nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Uashingtonin pas shkarkimit të Boltonit.
“Ne nuk mendojmë se prezenca apo dorëheqja e ndonjë zyrtari, qoftë edhe ai në pozita të larta, mund të ketë ndikime serioze për ndryshim të politikës së jashtme amerikane”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve në Moskë.
“Siç e ka përsëritur presidenti Putin, ne ende dëshirojmë të gjejmë rrugë për marrëdhënie bilaterale, mirëpo ne nuk mund të arrijmë këtë të vetëm. Ne jemi duke shpresuar për reciprocitet. Ne po ashtu shpresojmë të shohim prezantim të një politike të tillë herët apo vonë”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













