Sport
Lara Gut-Behrami, pas tri vitesh, sërish del e para në lëshim me ski
"Nuk ishte aspak një lëshim i përsosur", është shprehur Gut-Behrami për televizionin zviceran. "Por unë sot mora konfirmimin se gjërat po ecin përpara"
Skitaret zvicerane, pjesëmarrëse në disiplinën e shpejtësisë së madhe e kanë filluar në mënyrë të përsosur fundjavën e garave me ski, në Crans-Montana. Në lëshimin e të premtes, Lara Gut-Behrami dhe Corinne Suter përfunduan në vendin e parë respektivisht, të dytë. Ndërsa austriakja Stephanie Venier ka dalë e treta.
Sara Gut-Behrami, e cila ka marrë mbiemrin e yllit shqiptarozviceran të futbollit, Valon Behrami, ka mbizotëruar me epërsinë bindëse prej 0 “80” ndaj garueses së dytë. Ajo, ka “shuar etjen” me fitoren e saj të 25-të të Kupës së Botës, transmeton albinfo.ch.
Herën e fundit që tiçinezja kishte triumfuar, ishte në janar të vitit 2018, në Super-G në Cortina. Suksesi i saj i fundit në lëshime ka tashmë 3 vjet që ka ndodhur.
“Nuk ishte aspak një lëshim i përsosur”, është shprehur Gut-Behrami për televizionin zviceran. “Por unë sot mora konfirmimin se gjërat po ecin përpara”.
Ajo kishte qenë për një kohë të gjatë në kërkim të suksesit. Tani, më në fund Lara Gut-Behrami ka fituar sërish besimin se po u kthehet sukseseve në skitari.
Garuesja tjetër zvicerane, Joana Hahlen ka rrumbullakuar rezultatin e shkëlqyer të ekipit zviceran, duke zënë vendin e shtatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











