Lajme
LAPSH-i në Cyrih shtyn manifestimin e 7 Marsit për shkak të koronavirusit
Duke u bazuar në gjendjen e këtyre ditëve, pas përhapjes së koronavirusit edhe në Zvicër, LAPSH «Naim Frashëri» për kantonin e Cyrihut ka vendosur të shtyhet në një kohë më të përshtatshme manifestimin e paraparë më 7 mars 2020, shkruan albinfo.ch.
«Për Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» për Kantonin e Cyrihut, shëndeti i nxënësve dhe mbrojtja e tyre nga ndonjë infektim të mundshëm është përparësi absolute», thuhet në një njoftim të LAPSH-it.
Organizatorët thonë se iu vjen keq që programin, të cilin e kishin pëgatitur nxënësit bashkë me mësueset dhe mësuesit e tyre për këtë manifestim, muk do të mund të paraqesim para publikut, por sapo të krijohen kushtet e përshtatshme, ne do ta realizojmë këtë aktivitet.
LAPSH kishte paraparë një festë kushtuar 17 Shkurtit, 7 dhe 8 Marsit, ditën e shtunë, më 7 Mars. Festa ishte paraparë të mbahet më 7 mars 2020, nga ora 15:30 në këtë adresë: Uitikonstrasse 17, 8952 Schlieren
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











