LAPSH e Vaud-it kremton pavarësinë e Kosovës dhe Ditën e Mësuesit
Të dielën me 11 Mars 2012 në orën 14:00
Në një ftesë për medie, të dërguar nga LAPSH i kantonit Vaud bëhet e ditur se një këshill i këtij subjekti do të organizojë manifestim për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe Ditës së Mësuesit. “Këtë vit jubilar të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në kantonin Vaud e fillon me organizimin e manifestimit të përbashkët shkollor për nder të festave kombëtare 17 Shkurtit – Ditës së pavarësisë së Kosovës dhe 7 marsit – ditës së mësuesit”, thuhet në këtë njoftim.
Kësaj radhe në programin e përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Shqipe pos valleve, recitimeve dhe këngëve publiku do të ketë rastin për të përcjellë edhe kuizin e diturisë ndërmjet nxënësve të shkollave shqipe në kantonin Vaud.
Këshilli fton bashkatdhtarët që të vijnë në mënyrë sa më masive me familjarët dhe fëmijët e tyre në këtë manifestim
Manifestimi do të mbahet:
Të dielën me 11 Mars 2012 në orën 14:00
në “Salle de Grand Vennes”
Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne
Mësimdhënësit:
Hasime Nishori
Burbuqe Alaj-Ahmetaj
Hajrie Alidemi Minavere Krasniqi
Merita Ajeti
Taibe Pllana Merita Azemi
Sylë Baftiu
Isni Idrizi
Në emër të këshillit organizativ:
Isni Idrizi, koordinator
Tel: 079 477 1922; 021 550 4215
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










