Lajme
Lansohet portali “Digital Kosovo”
Ministria e Jashtme dhe fondacioni IPKO kanë lëshuar në funksion portalin “Digital Kosovo” e cila u mundëson qytetarëve të lobojnë online për Kosovën
Ministra kosovare e Punëve të Jashtme dhe Fondacioni IPKO, kanë lansuar të hënën në internet portalin “Digital Kosovo” e cila do të shërbejë si dritare informimi, për qytetarët e Kosovës, por edhe atyre të huaj që e shfrytëzojnë internetin dhe të lobojnë online për shtetin e ri.
Lansimi i këtij portali, siç u tha në një konferencë për media, është një hap i rëndësishëm drejt adresimit të disa prej sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në qasjen e tyre ndaj përfitimeve të plota të internetit.
Duke qenë se Republika e Kosovës vazhdon punën e saj në njohjet politike, kjo nismë e re është pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të siguruar njohje më të mëdha nga infrastruktura globale e internetit.
Faqja e re e internetit www.digitalkosovo.org, siç u tha në konferencë, është projektuar dhe zhvilluar nga Fondacioni IPKO, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Këshillit Britanik dhe ambasadës norvegjeze, në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Kosovës.
Ky projekt i ri i mundëson qytetarëve të Kosovës që të veprojnë si diplomatë digjital dhe të marrin pjesë në avokim online.
“Mospërfshirja e Kosovës nga shumë prej faqeve më të njohura të internetit në botë nënkupton se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga shfrytëzimi i plotë i shërbimeve online”, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, duke e quajtur këtë projekt shumë të rëndësishëm.
Ai tha se përpjekjet e MPJ-së kanë realizuar me sukses duke i bindur drejtuesit e faqeve në internet si Twitter e LinkedIn, që të përfshijnë edhe Kosovën në këto faqe.
Ndërsa ambasadori norvegjez në Republikën e Kosovë, Jan Braathu tha se përmes Digital Kosovo, të gjithë mund të jemi diplomatë digjitalë dhe mund të përfitojmë nga ndikimi potencial duke kërkuar që Kosova të njihet nga kompanitë në internet.
“Kjo shkon përtej shqetësimeve personal. Shohim potencial të madh në shfrytëzimin e diplomacisë digjitale për të mbështetur shtetësinë e Kosovës”, deklaroi ai.
Duke folur për punën e ambasadës britanike dhe Këshillit Britanik në mbështetjen e përpjekjeve të Diplomacisë Digjitale të Kosovës, Myrna Macgregor nga ambasada britanike tha se diplomacia digjitale po ndryshon mënyrën se si ne bëjmë politikën e jashtme.
“Me praninë e qeverive, bizneseve dhe shoqatave bamirëse online, të gjithë duhet të kemi një prani të forte digjitale. Njohja e Kosovës në internet është e një rëndësie të madhe praktike dhe simbolike dhe është e papranueshme që Kosova ende nuk shfaqet në kaq shumë faqe të internetit”, tha ai
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











