Të tjera
Lamtumira e legjendës
Majlinda Kelmendi ka vendosur të pensionohet nga xhudo
Kampione olimpike, kampione evropiane dhe kampione botërore. Fituese e shumë medaljeve ndërkombëtare. Ka thyer shumë rekorde. Është shpallur Xhudistja e vitit në botë. Nuk ka pësuar humbje për disa vite. Ka fituar medaljen presidenciale nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Jo vetëm kaq. Ajo është një shembull për çdo sportist shqiptar.0
Kjo është Majlinda Kelmendi. Krenaria e Kosovës ka vendosur të pensionohet nga xhudo, shkruan albinfo.ch.
Majlinda më 2012 përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike, pasi Kosova nuk ishte e pranuar. Nuk fitoi medalje, por u rikthye më e fortë, duke fituar medaljen e artë në “Rio 2016”. Pjesëmarrja e parë e Kosovës në Lojërat Olimpike dhe medalja e parë. Në Tokio nuk fitoi medalje, por rrugën e saj po e ndjekin me sukses Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Majlinda ka fituar shumë medalje në Grand Slame dhe Grand Prix. Ajo ishte një frymëzim dhe inspirim për sportistët e rinj. Kelmendi jetësoi ëndrrën duke fituar medalje olimpike. Ajo mbetet krenaria e Kosovës dhe sportistja e parë që fitoi medalje olimpike për shtetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












