Lajme
Lajthitë, vlerat ushqyese
Lajthia është një frutë e thatë, shumë e rëndësishme ushqimi për një dietë të ekuilibruar. Lajthitë kanë mjaft veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ato përmbajnë një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i Vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit, duke i mbajtur të shëndetshëm. Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut, e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli, e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme.
Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr në ditë, e mbrojmë trupin si për sëmundje të zemrës dhe të kancerit. Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në gjithë trupin e njeriut. Vitamina B, vitaminat B1, B2, B6 e B12, të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për fëmijët në moshë të zhvillimit.
Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me proteina. Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë, edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega, e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit. Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë, është e rekomandueshme të konsumoni të paktën 25 gramë lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solare. Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaji i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese. Shumë mjekë distikë gjithashtu iu rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale të lajthisë në mënyrë të rregullt, ato kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut te individi.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













