Lajme
Lajmi nga Kina: Kemi zhvilluar vaksinën, i japim fund koronavirusit
Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Kinës tha në një komunikatë se kishte zhvilluar me sukses një vaksinë për t’i dhënë fund përfundimisht koronavirusit. Kjo vaksinë, e cila mund të bëhet shpresa e njerëzimin, u krijua nga Akademia Ushtarake e Kërkimeve Mjekësore, që është në varësi të Akademisë Ushtarake të Shkencave.
Ministri i Mbrojtjes i vendit gjigant aziatik deklaroi se e kanë zhvilluar me sukses këtë antidot dhe ka dhënë miratimin për të bërë teste njerëzore dhe së shpejti të fillojnë prodhimin në shkallë të gjerë. Në mënyrë të ngjashme, autoritetet kineze raportuan se një ekip i udhëhequr nga Dr. Chen Wei ka punuar për një muaj për të zhvilluar antidotin.
“Vaksina është arma më e fuqishme shkencore për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit”, tha Chen në një paraqitje para rrjetit kinez CCTV. Chen Wei më tej shtoi: “Nëse Kina është vendi i parë që shpik një armë të tillë dhe ne marim patentën, do të demonstrojnë përparimin e shkencës sonë dhe imazhin e një vendi gjigant”.
Një lloj i ri i koronavirusit, COVID-19, u zbulua në dhjetor, në qytetin Wuhan, në Kinën, qendrore. Që nga ajo kohë nuk e ka të ndalur përhapjen në mbarë botën, duke u bërë një pandemi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur












