Lajme
Lajme të mira, 19,400 persona të shëruar në Zvicër
Autoritetet shëndetësore zvicerane thonë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, çdo ditë e më shumë po rritet dukshëm numri i shërimeve
Deri më tani është bërë testimi i 227,554 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur, statistikat e fundit tregojnë se 19,400 persona tani më janë shëruar plotësisht në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Sipas autoriteteve shëndetësore zvicerane, thuhet se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, çdo ditë e më shumë po rritet dukshëm numri i shërimeve, shkruajnë mediat zvicerane.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, ku deri më tani mbi 19.400 persona kanë arritur të shërohen në Zvicër nga koronavirusi.
Duke marrë parasysh se numri i të prekurve po zvogëlohet çdo herë e më shumë, Zvicra ka vendosur së fundi të lehtesojë masat me 3 hapa:
Faza e parë nga 27 prilli 2020 (spitalet mund të kryejnë përsëri të gjitha ndërhyrjet si dhe praktikat mjekësore ambulatore, mund të rifillojnë punën e tyre normale dhe të kryejnë të gjitha trajtimet dhe operacionet. (përfshirë stomatologji, fizioterapi dhe masazh mjekëso). Floktoret, dyqanet e specializuara për pajisjet e ndërtimtarisë dhe ata për kopshtari, si dhe kopshtaritë dhe dyqanet e luleve gjithashtu do të hapen.
Faza e dytë nga 11 maji 2020 (Nëse situata e lejon, shkollat e detyrueshme (kopshti, shkollat fillore dhe ato të shkallës sekondare), si dhe dyqanet dhe tregjet duhet të rihapen më 11 maj 2020.
Faza e tretë nga 8 qershori 2020 (Të gjitha shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe shkollat e larta pritet të rihapen. Njëkohësisht, qendrat argëtuese dhe të kohës së lirë si muzetë, bibliotekat, kopshtet botanike dhe zoologjike parashikohen të rihapen, dhe ndalimi i takimeve të qetësohet. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










