Lajme
Lajm i mirë për shqiptarët në Itali, lëshohen lejeqëndrimi 3-vjeçare
Italia ka aktivizuar së fundmi dekretin për fluksin migrator, për të dytën herë radhazi brenda një viti, por të mbartur prej çështjes së pandemisë së COVID-19.
Me këtë dekret në fuqi, të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Itali prej periudhës së COVID mund të aplikojnë për leje qëndrimi, me komoditetin se ajo nuk do të jetë më e vlefshme për 6 muaj apo 1 vit, por për 3 vjet.
Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha, në një lidhje për A2 dha detaje për ecurinë e këtij procesi, duke thënë se kërkesat për leje qëndrimi kanë qenë jashtëzakonisht të larta.
Ai po ashtu u shpreh se me marrëveshjen që Tirana ka lidhur me Romën për pritjen e azilkërkuesve në Lezhë, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe aplikojnë për leje qëndrimi mund të jenë më të favorizuar për ta përfituar atë.
“Po janë bërë kërkesat e para për dekretin e fluksit në fillim të muajit dhe ka pasur shumë kërkesa krahasim me sa vende. Vetëm për pastruese ka pasur rreth 100 mijë kërkesa, por do të pranohen vetëm 10 mijë, vetëm 10%. Gjithsesi në shkurt do të ketë një valë të dytë kërkesash dhe kush nuk ka hyrë mund të aplikojë sërish. Në përgjithësi personat e atyre shteteve që kanë marrëveshje me Italianë janë më të privilegjuar kur aplikojnë. Në këtë rast, Shqipëria me këtë marrëveshje që ka me Italianë mund të ndihet më e privilegjuar se të tjerët”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










