Lajme
Lajm i mirë për ata që duan të udhëtojnë nga Zvicra jashtë vendit me tren
Rritja e numrit të trenave ndërkombëtarë është “thelbësore”, thonë deputetët në Zvicër
Lajm i mirë për ata që duan të udhëtojnë nga Zvicra jashtë vendit me tren: Deputetët zviceranë mbështesin një mocion të një deputeti të Partisë së Gjelbër për të rritur numrin e lidhjeve hekurudhore ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
“Ndërsa trafiku hekurudhor kombëtar i pasagjerëve dhe infrastruktura hekurudhore është siguruar deri në vitin 2035, qeveria nuk ka vendosur asnjë objektiv afatmesëm dhe afatgjatë për trafikun ndërkombëtar”, theksoi deputetja Aline Trede.
Mocioni kërkon lidhje më të mira me qytetet përreth evropiane, si dhe trenat e natës dhe lidhjet hekurudhore brenda qyteteve kufitare.
Ministrja e Transportit, Simonetta Sommaruga, është në favor të mocionit.
“Ka kuptim të zhvillohet më tej transporti i pasagjerëve për lidhjet ndërkombëtare”, tha ajo.
“Së shpejti do të kemi mundësinë ta zbatojmë këtë mocion sipas ligjit CO₂, i cili synon të arrijë objektivat e Marrëveshjes së Parisit për Klimën, duke përgjysmuar emetimet e CO2 të Zvicrës deri në vitin 2030 në krahasim me vitin 1990”, u shpreh Sommaruga.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











