Lajme
Lajiq me “platformë politike” për Kosovën
Ai ka propozuar hapa konkretë në lidhje me dialogun, i cili nuk do të rezultojë me njohje, por Kosova do të pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përjashto vetëm OKB-në
Ministri boshnjak në qeverinë serbe, Rasim Lajiq, e ka bërë publike një platformë politike për, siç thuhet, zgjidhjen e çështjes së Kosovës . Në platformën e tij Laijiq ka propozuar hapa konkretë në lidhje me dialogun, i cili nuk do të rezultojë me njohje, por Kosova do të pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përjashto vetëm OKB-në.
Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën sipas tij do të jetë në tri faza, nëpërmjet pranimit të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të OKB- së pa njohjen nga ana e Serbisë. Ndërsa kjo e fundit, sipas tij, do të ketë përfitime financiare, transmeton gazetametro.net.
Sipas Lajiqit “konflikti i ngrirë” nuk i konvenon Serbisë, ajo nuk do të përfitojë nga kjo, por përkundrazi vetëm do të humb.
“Qëllim duhet të jetë normalizimi, pa njohjen, edhe atë në disa faza. Faza e para e bisedimeve do të mundohemi të mundësojmë bashkëpunim të plotë ekonomik me Kosovën. Në këtë gjendje nga administrata thuhet se është eksportuar më së shumë se 400 milionë euro në vit, por ajo mund të dyfishohet në rast që nuk ka pengesa politike dhe ligjore. Serbia më nuk mund të ketë ndikim politik në Prishtinë, por mund të ketë ndikim ekonomik”, thuhet në platformën e Rasim Lajiqit.
Faza e dytë, sipas Lajiqit është hapja e çështjes së statusit të serbeve në Kosovë. Përveç kësaj duhet të negociohet edhe për çështjen e pronës dhe trashëgimisë kulturore të serbeve në Kosovë. Ndërkaq faza e tretë do të duhet të ishin negociatat për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të OKB- së.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













