Kosova
Lajçaku paralajmëron takime për dialogun Kosovë-Serbi në Davos
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se i ka informuar ambasadorët e vendeve të BE-së mbi të arriturat e dialogut, duke shtuar se palët kanë arritur “progres të konsiderueshëm”.
“Të mërkurën i kam informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, duke informuar për arritjet e arritura në dialog, që nga prezantimi im i fundit në tetor dhe pritshmëritë për vitin 2024. Veçanërisht, të dyja palët njohën zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe shfuqizuan plotësisht regjimin e afisheve, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Progres i konsiderueshëm është arritur gjithashtu në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë”, ka theksuar Lajçak.
Ai ka paralajmëruar edhe takime të shumta në Takimin e 54-t Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës.
“Me mbylljen e javës, unë jam duke përfunduar përgatitjet për javën e ardhshme dinamike, gjatë së cilës do të jem në Davos, duke marrë pjesë në Takimin e 54-t Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Do të marr pjesë në disa panele diskutimesh dhe do të kem takime të shumta dypalëshe”, njoftoi tutje ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










