Lajme
Lajçaku më 2 prill nis punën si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak pritet që këtë javë ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Sipas një dokumenti të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, Lajçaku do të marrë postin e ri me 2 prill, për një periudhë një vjeçare, një ditë pasi ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij.
Sipas dokumentit, detyra e parë e Lajçak është të arrijë “normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve” midis Serbisë dhe Kosovës.
Kjo duhet të bëhet përmes përfundimit të një “marrëveshjeje juridikisht detyruese që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis palëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe duke kontribuar në stabilitetin rajonal”, thuhet në dokument.
Negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja u ndërprenë në vitin 2018 pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind për importet serbe.
Emërimi i pritshëm i Lajçakut është pritur me skepticizëm në Kosovë, ku presidenti Hasim Thaçi ka thënë disa javë më parë se “misioni i tij është krijuar të dështojë për shkak të angazhimit të tij për të ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën”.
Dokumenti i BE-së i parë nga Radio Evropa e Lirë, thotë se mandati i Lajçakut gjithashtu do të konsistojë në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe pajtimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, rritjen e prezencës së BE-së përmes diplomacisë publike, dhe kontributin për unitetin, konsistencën dhe efektivitetin e veprimit të BE-së në rajon.
Lajçak, i cili u propozua për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tërhoq si ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Ai këtë detyrë e kishte ushtruar në një periudhë tetë vjeçare, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









