Kosova
Lajçaku drejtuar opozitës: Drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi ka deklaruar se Lajçak i informoi që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi.
I pari i PDK-së shtoi se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin integral të draftit për Asociacionin.
“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë, për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se në këtë takim ka shprehur edhe qëndrimet e PDK-së lidhur me procesin e dialogut.
“Shpreha qëndrimet e PDK-së që ne besojmë që duhet të ketë vendosmëri më të madhe për të shkuar përpara në proces, por mbi të gjitha të ketë më shumë transparencë, sepse po flasim për një nga pjesët më kontraverse që kanë preokupuar skenën politike të Kosovës për vite me radhë, pra draftin e Asociacionit”, tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh se ka kërkuar nga Lajçak që sa më parë Kosovës t’i hiqen sanksionet nga BE-ja, sepse nuk e konsideroj që është qasje e drejtë, aq më pak pas sulmit të 24 shtatorit, ku shihet qartë që ka pasur involvim të shtetit serb.
Kryetari i PDK-së, gjithashtu tha se është për t’u kritikuar qasja e Qeverisë me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










