Kosova
Lajçak: Të drejtat e pakicave në Kosovë duhet të jenë në pajtim me standardet evropiane
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se për Bashkimin Evropian çdo propozim për të drejtat e pakicave duhet të jetë në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.
Ai i bëri këto komente në Prishtinë, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nesër zoti Lajçak do të shkojë në Beograd në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë –Serbi.
Vizita e zotit Lajçak në rajon është e para që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis udhëheqësve të të dyja vendeve javën e kaluar në Bruksel, duke i nxitur ata të zbatojnë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve.
Borrell: Hap simbolik drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Marrëveshja e arritur në Bruksel dhe pajtimi për zbatimin e saj që u arrit në Ohër, parasheh mes tjerash përmbushjen e të gjitha zotimeve të marra në bisedimet e deritashme, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Projekt statuti i këtij Asociacioni i hartuar nga një ekip menaxhues që përbëhej nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, nga zyrtarët evropianë u cilësua “një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme”.
Por projekt-statuti u refuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e cilësoi të papajtueshëm me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe vlerat evropiane. Në vend të tij ai propozoi një model të frymëzuar, siç tha, nga një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.
Zoti Lajçak tha se për Bashkimin Evropian është e pranueshme “ajo që bazohet në normat dhe vlerat evropiane dhe që është në përputhje me modelet ekzistuese evropiane dhe këtë e kemi thënë që nga fillimi“.
Kosovë: Cili mund të jetë modeli i Asociacionit të komunave me shumicë serbe?
“Roli ynë si lehtësues është gjithmonë të gjejmë një rrugë të mesme dhe pikërisht atë që po përpiqemi të bëjmë”, tha ai, duke paralajmëruar se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, pritet të takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar këtë cështje.
Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në muajin gusht të vitit 2015 për parimet e tij. Po atë vit Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Beogradi akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve, ndërsa Prishtina akuzon Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Ohrit, për shkak të qëndrimeve të saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare./VOA
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











