Kosova
Lajçak sot do të jetë në Kosovë

Është bërë e ditur se Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën sot. Vizitën dyditore të Lajçak, më 31 maj dhe 1 qershor, e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kësaj vizite diplomati sllovak do të ketë takime me presidenten Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.
Për vizitën, emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, do t’i bashkohet zëvendësndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Ata së bashku do t’u drejtohen mediave të martën, më 1 qershor, në orën 10:45, në zyrën e BE-së.
E-Diaspora
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737 Sukses në aviacion, Lirik Qerimi, piloti kosovar që ngjitet në qiellin ndërkombëtar...
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak