Kosova
Lajçak: Pres që palët nga Kosova dhe Serbia të jenë të orientuara drejt zgjidhjes
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se në fund të javës do të presë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në një tjetër takim bisedimesh.
Fokusi gjithashtu do të jetë edhe tek gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e dinarit.
Lajçak ka theksuar se pret që palët në këtë takim të kenë një qasje të orientuar drejt zgjidhjes.
“Në fund të kësaj jave do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka thënë ai.
Zyrtarët e BE-së më herët kanë deklaruar se një zgjidhje e përhershme duhet të negociohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











