Kosova

Lajçak, më 9 shtator në Kosovë dhe Serbi

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të jetë prezent në një vizitë të përbashkët në Kosovë dhe Serbi më 9 shtator.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për Euronews Albania, i cili sqaroi se qëllimi i vizitës është shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialog.

Lajçak do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, tha Stano.

Ndërkohë zyrtari i lartë përshëndeti dhe mbështetjen franko-gjermane për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit që u shfaq dhe në letrën e përbashkët të presidentit Macron dhe kancelarit Scholz drejtuar kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç.