Kosova
Lajçak kërkon t’u hiqen vizat kosovarëve
Këtë deklaratë, Lajçak e bëri në Samitin e Selanikut.
Sot, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se është e rëndësishme që BE të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.
Ai ka thënë se pyetja që duhet të bëhet në këtë rast është se “kur?” dhe jo se a duhet të bëhet një gjë e tillë.
“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lajçak.
Ai ka komentuar edhe dorëheqjen e Zoran Zaev nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se i njëjti, sipas tij, nuk arriti ta përmbushë premtimin, teksa BE, siç thotë ai, “humbi një nga parnterët më të mirë”.
“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbëm një partner, i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon”, tha ai.
Këto komente Lajçak i bëri në Samitin e Selanikut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








