Kosova
Lajçak: Jam optimist për disa përparime
Pas takimeve që pati javën e kaluar me kryenegociatorin e Kosovës dhe atë të Serbisë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka dhënë detaje shtesë rreth këtyre takimeve.
Lajcak është shprehur optimist për disa përparime për të cilat thotë se janë arritur në disa çështje kyce.
“Javën e kaluar, unë prita një raund tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në nivel të Kryenegociatorëve, me fokus në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit. Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajcak.
Po ashtu emisari Lajçak gjatë përmbledhes së punës së tji njëjavore ka thënë se për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë ka folur edhe me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Artur Lorkoëski.
“Me të diskutuam bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e integrimit në tregun e BE-së në mes të kompleksitetit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi”, ka thënë Lajçak.
E përveç Larkoëskit, ai njofton se mbi gjendjen e lojës së dialogut ka folur edhe me ambasadorin japonez në BE, Akira Imamura.
“U angazhova në një diskutim të frytshëm me ambasadorin japonez në BE, duke u përditësuar mbi gjendjen e lojës në dialog dhe duke eksploruar rrugët për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit tonë. Unë vlerësoj angazhimin afatgjatë të Japonisë në Ballkanin Perëndimor që synon të mbështesë përpjekjet për reforma të rajonit”.
“Duke parë përpara, unë do ta ndërroj kapelën time të BE-së me atë të një ish-presidenti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mora pjesë në mbledhjen tonë tradicionale në Seul, ku do të trajtojmë çështjet urgjente aktualisht në agjendën e OKB-së”.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












