Kosova
Lajçak: Gatishmëri nga Kurti për nënshkrimin e propozimit evropian
Më datë 27 shkurt Kosova dhe Serbia janë pajtuar për planin evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Saktësisht, të dy liderët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme mbi propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili potencialisht mund të hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve.
E lidhur me takimin e 27 shkurtit, i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Atlantic Council ka dhënë detaje.
“Ishte një takim i mirë…diskutimi mes dy liderëve ishte shumë i hapur, i sinqertë, emocional ndonjëherë, por shumë i respektueshëm…shumë interesant për ta ndjekur…”, tha Lajçak.
Ai bëri të ditur se palët nuk janë pajtuar për shumë çështje, megjithatë diskutimi ishte i mirë.
“Më i rëndësishme ishte se palët janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme mbi Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve…”, tha Lajçak, duke shtuar se tashmë teksti/propozimi evropian është zyrtarisht i mbyllur dhe fokusi është në aneksin për zbatimin e propozimit.
“Diskutimet nuk ishin të lehta dhe nevojitet shumë punë për t’u bërë…”, tha ai.
I dërguari i BE-së foli edhe për gatishmërinë e Kurtit për ta nënshkruar propozimin.
Ai tha se ishte propozim i Kurtit për ta nënshkruar Planin, por sipas tij, do të ishte e pamatur si proces pasi marrëveshja pa zbatim do të ishte vetëm deklaratë politike, e jo marrëveshje ligjore.
“Do të ishte e pamatur (si proces) pasi pa aneksin për zbatim do të ishte më shumë një deklaratë politike se marrëveshje ligjore. Dhe për këtë theksuam të presim deri në mirëkuptim të plotë dhe marrëveshje të plotë se si do të zbatohet…”, tha ai.
Lajçak duke u përgjigjur në pyetjen për deklaratat e Vuçiqit se do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, tha se kanë kërkuar nga palët të jenë të matur dhe të përmbajtur nga deklaratat publike sepse është moment sensitiv dhe duan ta ruajnë atmosferën konstruktive për takimin e 18 marsit.
Ai tha se presin që në takimin e 18 marsit palë të pajtohen për udhërrëfyesin e zbatimit të propozimit evropian.
Lajçak ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e çështje të tjera.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












