Kosova
Lajçak flet për takimin me Kurtin: I dobishëm
Lajçak e Kurti diskutojnë për veriun e për zbatim të marrëveshjeve të dialogut
Raportohet se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se ka pasur një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti, në simpoziumin e `Symit` në Greqi, përcjell albinfo.ch.
“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, ka shkruar Lajçak në ‘Twitter’.
Ndryshe mbrëmë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në një simpozium në Greqi, ka shkruar për takimin që ka pasur me emisarin evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Shefi i ekzekutivit tha se me emisarin e BE-së ka diskutuar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











