Kosova
Lajçak flet për takimet që pati me Osmanin dhe Kurtin
“Diskutim i frytshëm, takim i gjatë dhe i sinqertë”
Raportohet se i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka qëndruar dje në një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në përpjekje për të ulur tensionet në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këto takime, ai ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, ku ka thënë se me Osmanin ka pasur një diskutim të frytshëm për situatën në veri.
“Si pjesë e vizitës sime, u takova me presidenten Vjosa Osmani. Patëm një diskutim të frytshëm për situatën në veri të Kosovës dhe mundësitë e shtensionimit përgjatë kërkesës së BE-së të 3 qershorit, si dhe rëndësinë e koordinimit me miqtë dhe aleatët e Kosovës”, shkroi ai.
Ndërsa për takimin me Kurtin, emisari i BE-së thotë se ishte diskutim i gjatë, i sinqertë dhe i hapur
“Patëm një diskutim të gjatë, të sinqertë dhe të hapur me kryeministrin Albin Kurti. Përsëriti shqetësimet lidhur me situatën në veri të Kosovës, nevojën për deeskalim urgjent, zgjedhje të reja dhe kthim në dialog. E vlerësova shkëmbimin e thelluar mbi hapat konkretë”, shkroi Lajçak.
Kujtojmë se BE-ja vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e menjëhershëm të tensioneve dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetëson Burkseli.
Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kërkesave, BE-ja ka nisur së zbatuari disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









