Kosova
Lajçak e Escobar përfundojnë takimin me Kurtin, ja çfarë diskutuan
Pas më shumë se 2 orë takimi, zyrtarët e lartë amerikanë e evropianë kanë dal nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.
Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak janë paraqitur para mediave duke thënë se i kanë dhënë 3 opsionet e BE-së Kurtit për të depërshkallëzuar situatën.
Ata nuk dhanë më shumë detaje duke deklaruar se ka qenë bisedë e gjatë dhe ku janë shkëmbyer pikëpamje.
“Është në interes të Kosovës të ketë legjitimitet përfaqësues. BE është duke pritur që ne të shkojmë e t’u raportojmë”, tha Lajçak.
Derisa Escobar tha se sa i përket zgjedhjeve të reja në veri kjo u mbetet instituciineve të Kosovës dhe në këtë nuk ndërhyn komuniteti ndërkombëtar.
Ai theksoi mbështetjen për shtetin e Kosovës.
“Mund t’iu them se jam mbështetës i madh për Kosovën. Jemi mbështetës të pavarësisë sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës”, tha Escobar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













