Lajme
Ky vend përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura deri në 41 gradë
Australia e Jugut është në kulmin e valës së parë të të nxehtit të këtij viti dhe paralajmërimet për temperatura ekstreme janë në fuqi në atë pjesë të vendit.
Në Adelaide, temperatura gjatë natës ishte 27.4 gradë Celsius, ndërsa shteti i Victoria kishte natën më të nxehtë në katër vjetët e fundit, sipas gazetës britanike.
Mëngjesi i Adelaide solli temperatura prej 38 gradë Celsius dhe paralajmërime për valë të nxehtit u lëshuan në Australinë e Jugut, Viktoria, Tasmania, Uellsi i Ri Jugor dhe pjesë të izoluara të Australisë Perëndimore. Temperaturat pritet të jenë 8-16 gradë mbi mesataren.
Ndërkohë që gjatë ditës priten temperaturat më të larta ndërmjet 37 dhe 41 gradë Celsius në veri dhe perëndim të Melburnit dhe Viktorias, paralajmërohet edhe ndryshim i motit, i cili do të sjellë reshje shiu me erëra deri në 90 kilometra në orë të mërkurën./TheGuardian
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












