Lajme
Ky shtet propozon që të rinjve t’u jepen nga 20,000 euro pasi të mbushin 18 vjeç
Bëhet e ditur se ministrja e Punës e Spanjës, Yolanda Diaz, ka propozuar një skemë për të trajtuar pabarazinë sociale duke i dhënë çdo të riu në vend 20,000 euro për t’i shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të mbushë moshën 18 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Sipas platformës së Diazit, e cila shpalli politikën e saj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të Spanjës më 23 korrik, nisma do të kushtonte 10 miliardë euro, të cilat do të mblidheshin duke taksuar të pasurit.
Ajo tha se qëllimi ishte të garantohej “barazia e mundësive” pavarësisht nga prejardhja familjare ose të ardhurat e njerëzve. Pagesat, të cilat do të fillonin në moshën 18 vjeç dhe do të vazhdonin deri në moshën 23 vjeç, do të shoqërohen me mbështetje administrative për të ndihmuar njerëzit të studiojnë, të trajnohen ose të krijojnë biznesin e tyre, raportoi Guardian.
“Ka të bëjë me mundësinë që të rinjve t’u jepet një e ardhme dhe mundësi të studiojnë ose fillojnë një biznes pa qenë të varur nga mbiemri apo familja nga vijnë”, ka thënë Diaz.
Kjo skemë do të ishte e qasshme për të gjithë, pavarësisht rrethanave ekonomike.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









