Lajme
Ky shtator, ndër më të ngrohtit në 60 vitet e fundit, në Zvicër
Kështu ka konstatuar Zyra Federale për Meteorologjinë dhe Klimatologjinë (Meteoschweiz) në një deklaratë të mërkurën.
Pjesa më e madhe e verës pothuajse “ra në ujë”, shtatori arriti “ta pajtonte” paksa Zvicrën me motin. Shtatori më me diell në 60 vjet u regjistrua në zona të caktuara të vendit dhe po ashtu u vendosën rekorde edhe për sa i përket temperaturës, shkruan sda.ch.
Me rreth njëzet ditë me diell, shtatori në Zvicër konsiderohet një muaj me mot të mirë, transmeton albinfo.ch.
Sasia e reshjeve mbeti kryesisht nën mesataren. Pjesërisht, këtë shtator nuk ka rënë as një e treta e mesatares së shiut në krahasim me shtatorët tjerë. Kështu ka konstatuar Zyra Federale për Meteorologjinë dhe Klimatologjinë (Meteoschweiz) në një deklaratë të mërkurën.
1.9 gradë mbi normën
Ana veriore e Alpeve në veçanti ka gëzuar ngritje shumë mbi mesataren të kohës me diell. Temperatura e shtatorit arriti një mesatare kombëtare prej 12.1 gradë dhe ishte 1.9 gradë mbi normën e regjistruar nga viti 1981 në 2010.
Temperaturat e larta në shtator zakonisht çojnë në “ngjyrosje” të vonuar të gjetheve. Ngjyrosja e gjetheve në shkallë të gjerë në Zvicër zakonisht fillon në fillim të tetorit, siç shkruan Meteoschweiz.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











