Lajme
Ky resort i skive bëhet i pari në Evropë që ndalon duhanin edhe në natyrë
Një vijë e kuqe mbi një cigare – simboli universal i ndalimit të pirjes së duhanit – do të jetë risia që do t’i pretë entuziastët e skive nga e gjithë bota në fshatin e vogël Les Gets në Alpet Franceze.
Më 17 dhjetor, ndërsa terrenet e skive të Les Gets hapën dyert e veta për sezonin e dëborës, ai u bë gjithashtu resorti i parë i skive në Evropë që ndaloi duhanin në gjithë zonën komunale – slogani i ri i fushatës, “Les Gets, territor pa bishta cigaresh”.
“Kanë kaluar vite që kur filluam të shpërndanim pajisje falas për shkundjen e cigareve dhe nuk ndryshoi asgjë, sepse gjenim bishta cigaresh në fund të sezonit të skive”, tha Benjamin Mugnier, drejtor marketingu në Les Gets.
“Pranverën e kaluar patëm një ditë pastrimi me 100 vullnetarë dhe pasi përshkruam një pjesë të madhe të malit, gjetëm 3000 bishta cigaresh”, shtoi ai.
Ishte ky moment kur ai vendosi të sugjeronte këtë vendim drastik – ndalimin e pirjes së duhanit. Policia bashkiake do të kryejë patrullime pranë pistave dhe ata që kapen duke pirë duhan, mund të gjobiten./CNN
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









