Lajme
Ky qytet i modës në Zvicër prezantohet si ideal për pushime

Të shumtë janë ata që ndjekun modën, veçmas gjinia femrore është e dhënë pas shumë markave të veshjeve. Andaj nëse jeni ndjekës i modës dhe shikoni përtej trendeve më të fundit dhe revistave të specializuara, një vizitë në qytetin e vogël zviceran të St. Gallen mund të jetë ideale për pushimet tuaja, shkruan Nuvo magazine, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se vetëm një orë larg nga Cyrihu, St. Gallen është vendi ku mbretëron qëndistaria.
Që nga shekulli i 15-të, zejtarët e St. Gallenit kanë prodhuar disa nga tekstilet më të bukura në botë, një traditë që mund të shihet ende në pasarelat e Nju Jorkut, Milanos dhe të Parisit.
Megjithatë, si shumë forma artizanale të prodhimit, industria e tekstilit në St. Gallen ra viktimë e modernizimit, globalizimit dhe luftës, të paktën deri më tani.
Emri më i madh aktual për qëndistarinë në St. Gallen, Akris, është retrospektivë e asaj që St. Gallen bëri për modën në vitet 1900. Në hotelin kryesor të qytetit, Einstein St. Gallen (në pronësi të themeluesit të Akris, Max Kriemler), historia e industrisë së tekstilit të St. Gallen mund të eksplorohet me të gjithë lavdinë e saj.
Ndërtesa pesëkatëshe neoklasike u ndërtua në vitin 1830 nga e veja e një tregtari të tekstileve, e cila drejtonte një atelie. Ajo u shndërrua në një fabrikë qëndistarie në vitin 1884, përpara se të kthehej përfundimisht në një hotel nga Kriemler.
Hoteli i qëndron besnik së kaluarës, duke i bërë homazhe mjeshtrit nëpërmjet çarçafëve të mrekullueshëm të St. Gallenit dhe perdeve që përdoren në dhoma.
Hyrja në një restorant në St. Gallen mund të jetë ende më shpërblyese për adhuruesit e historisë sesa përvoja gjithëpërfshirëse e tekstileve.
Në Corso, një restorant në zemër të Saint Gallenit, kuzhinieri Markus Schenk dhe ekipi i tij janë pritur jashtëzakonisht mirë nga vendasit që nga rihapja e restorantit.
Me një vizion për të ofruar ushqime sa më të shijshme gourmet (të rafinuara) në këtë qytet, Corso është e specializuar në kuzhinën e rajoneve alpine përreth, por pa atmosferën mbytëse që kanë restorantet e tjera të klasit të lartë.
Pak më poshtë ndodhet restoranti Genuss Manufaktur Neubad i Sandro dhe Natalie Vladani, të cilët e ndërtuan atë në një tjetër shtëpi që përdorej për prodhimin e tekstileve gjatë epokës së bumit të St. Gallenit. Tani, ky restorant është shumë i dashur nga vendasit, kryesisht për shkak të pjatave me fantazi që sjellin edhe Lindjen, edhe Perëndimin, në të njëjtën tryezë.
Në Schlössli, një kështjellë pranë kishës së St. Gall, e cila është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pronari Ambros Wirth i mirëpret mysafirët si në kohët e vjetra, me ushqimet tradicionale të bëra nga produktet e zonës, dhe me një menu që nxit qëndrimin në tarracën e restorantit pas darkës.
Schlössli ofron një menu që eksploron industrinë e tekstilit të St. Gallen nëpërmjet ushqimit.
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme