Futboll
Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Moldavisë
Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë, ka disa mungesa
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të premten, në orën 18:00, kundër Moldavisë në transfertë, përcjell albinfo.ch.
Sfida e grupit E kualifikues për Euro 2024 është një finale për tanët, me “Shqiponjat” që kërkojnë të nisin fluturimin për në Gjermani, teksa një pikë do të na dërgonte për herë të dytë në fazën finale të një Europiani.
Për këtë përballje trajneri Sylvinho ka disa mungesa dhe shqetësime. Mbrojtësi Ajeti nuk është gati prej dëmtimit, me Jon Mersinaj që është grumbulluar në vend të tij. Rikthimi i Ismajlit duket se ka “blinduar” prapavijën, ndërsa shqetësimi dhe dilema e mesit të fushës është për Asllanin.
Mesfushori i Interit ka një dëmtim muskular dhe nuk dihet nëse do jetë gati për në Moldavi, duke vijuar stërvitjen e diferencuar. Në vend të tij ka hapësirë për Baren, krah Ramadanit dhe Bajramit. Sulmi duket i njëjtë me Seferin, Asanin dhe Cikalleshin.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Bare (Asllani), Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











