Lajme
Ky kanton, nga sot ka regjimin më të rreptë të maskave në Zvicër
Këshilli qeveritar ka vendosur javën e kaluar për zgjerimin e detyrimit të vënies së maskave edhe në ambiente ku më parë nuk parashikohej
Në kantonin e Bernës, detyrimi për vënie të maskës, duke filluar nga sot do të zbatohet në dyqane, stacione treni dhe shumë ambiente të tjera të arritshme për publikun.
Qeveria e Kantonit po reagon në këtë mënyrë ndaj numrit në rritje të rasteve të koronavirusit, shkruan Agjecia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.
Për një kohë të gjatë, kantoni i Bernës ishte nën mesataren e vendit sa u përket infeksioneve me koronavirus. Por kohët e fundit ddhe këtu kishte gjithnjë e më shumë infeksione, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, këshilli qeveritar ka vendosur javën e kaluar për zgjerimin e detyrimit të vënies së maskave edhe në ambiente ku më parë nuk parashikohej.
Kështu, maskat për mbrojtje të gojës dhe hundës, duke fillöuar nga e hëna, duhet të vihen pothuajse në të gjitha hapësirat e brendshme në të, cilat ka qasje publiku, përcjell albinmfo.ch. Këtu perfshihen:
Dyqanet dhe qendrat tregtare
Stacionet e trenit
Zyrat postare
Muzetë, teatrot dhe bibliotekat
Ndërtesat e administratës
Objektet e kultit
Në restorante, mysafirët lejohen të heqin maskën vetëm pasi të jenë ulur në tavolinë. Si një masë e mëtejshme për të frenuar koronavirusin, qeveria ka vendosur që mysafirëve në bare, klube dhe restorante t`u kërkohet të ulen, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, numri i mysafirëve në bare, klube dhe diskoteka është i kufizuar: maksimumi 300 njerëz lejohen të qëndrojnë në këto ambiente në të njëjtën kohë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












