Lajme
Ky kanton, më i ashpri kundër koronës: Nuk presim masat e federatës
Masat e marra deri më tani nga kantoni dhe qeveria federale janë treguar të papërshtatshme për të ndalur trendin e rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve
Kantoni Schwyz në Zvicrën Qendrore ka shtrënguar edhe në tej masat e tij në luftën kundër koronavirusit.
Kështu, nga e hëna në këtë kanton do të ndalohen ngjarjet private me më shumë se dhjetë persona dhe ato publike, me më shumë se 30 persona, shkruan sda.ch.
Në vendin e punës, tani është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, kanë bërë të ditur autoritetet kantonale dielën pasdite, transmeton albinfo.ch. Masat e marra deri më tani nga kantoni dhe qeveria federale janë treguar të papërshtatshme për të ndalur trendin e rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve, shkruajnë ato.
Këshilli qeveritar për këtë arsye tani po merr masa të mëtejshme dhe nuk po pret deri sa të merren masat e shpallura nga këshilli federal, të paralajmëruara për të mërkurën. Marrja e masave u vendos në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, që u mbajt të dielën.
Komunikata e autoriteteve kantonale gjithashtu i bën thirrje popullatës që të ushtrojë përgjegjësi personale dhe të veprojë në përputhje me rregullat e zbatueshme të higjienës dhe rregullat e distancës, përcjell albinfo.ch.
Është veçanërisht e rëndësishme që të mund të ruhet gjurmimi i kontakteve dhe rrjedhimisht ndjekja e vazhdueshme e zinxhirëve të transmetimit të viruit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













