Lajme
Ky frut ul rrezikun e sulmit në zemër

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, prej të cilave, humbin jetën afro 18 milionë persona çdo vit.
Sipas një studimi të ri, konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një sulmi në zemër. Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë, përcjell albinfo.ch.
Çfarë tregon studimi?
Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, përfshiu më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet. Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha, shkruan AgroWeb.
Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm. Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.
Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?
Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin. Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqehuni shëndetshëm.
Yndyrat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.Shmangni yndyrat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.
Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë. Këto yndyra mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2. Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat.
E-Diaspora
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë Nga Londra në Tiranë: Shtyhet fluturimi me 90 minuta vonesë...
-
Po kërkohej nga Austria, arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga rritja e çmimeve postare dhe rregullat e reja të banesave në Vjenë te rritja e...
-
Austri: 2500 vende të rezervuara për punëtorë sezonalë nga Ballkani Perëndimor
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë