Lajme
Ky është vendi i parë në botë që do të lejojë nga kjo javë rihapjen totale
Autoritetet e quajnë një “test gjeneral”
Sipas informacioneve, Australia është zyrtarisht shteti i parë në botë që do të lejojë rihapjen totale të vendit nga kjo javë, duke nisur nga baret dhe restorantet, parqet apo pishinat, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se autoritetet e quajnë një “test gjeneral”, pasi shifrat zyrtare flasin për një frenim të përhapjes së Covid-19 në vend.
Në Australi janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht lehtësimit të masave. Vetëm të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.
Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me 3 faza për të lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit ndërsa deri në korrik. 1 milion qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht. Nga e premtja e 15 majit, edhe Nju Sauth Uells do të rihapë bare e kafene si dhe do të lejojë 5 persona të rrinë bashkë me njëri-tjetrin.
Do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore, por jo me më shumë se 10 të ftuar apo funeralet me jo më shumë se 20 pjesëmarrës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













