Lajme
Ky është numri i votave që morën kandidatët shqiptarë për Parlamentin e Zvicrës
Në zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicres, që u mbajtën më 22 tetor, pati shumë kandidatë me rrënjë shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Më së shumti kandidatë shqiptarë pati nga Partia Socialdemokrate (SP/PS), por nuk ishin të pakët edhe ata që kandiduan për partitë e tjera, si FDP (Liberalët), Die Mitte (Qendra), SVP etj.
Islam Alijaj është i vetmi prej tyre që ka arritur të zgjidhet deputet. Alijaj është nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SP) dhe ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.
Nga ana tjetër, politkani Përparim Avdili, nga partia FDP, nuk arriti të marrë postin e deputetit. Ai grumbulloi 51’659 vota, të pamjaftushme për t’u zgjidhur.
“Faleminderit shumë për 51’659 vota. Sinqerisht më duhet ta pranoj se kam pritur më shumë dhe në përputhje me rrethanat, jam i zhgënjyer. Me sa duket, nuk ishte e mjaftueshme. Sigurisht, do t’i përmbahem dhe do të vazhdoj të luftoj për një Zvicër liberale. Fatkeqësisht rezultati i FDP-së në të gjitha nivelet lë gjithashtu diçka për të dëshiruar dhe kjo thërret për përgjegjësi”.
Vota të pamjaftushme për t’u zgjedhur deputet kishte edhe Arbër Bullakaj nga radhët e partisë SP/PS. Ai grumbulloi gjithsej 23,373 vota.
“Kanë qenë shumë muaj intensivë, plot ngjarje, aktivitete dhe takime të mëdha. Zvicra ka rrëshqitur në të djathtë në tërësi, gjë që është tragjike, sepse një rrëshqitje e djathtë nënkupton qira më të larta dhe prime të rritura sigurimi shëndetësor dhe lobet sociale e shohin Shtëpinë Federale si shtëpinë e tyre. Sa i përket rezultateve të mia, jam i kënaqur”.

Korab Rashiti nga partia SVP/UDC grumbulloi 64,427 vota, gjithashtu të pamjaftueshme për një ulëse për Parlament.
Rezultatet e zgjedhjeve të mbrëmjes së djeshme, fatkeqësisht, nuk sollën frytet e pritura. Me 64,427 vota, kjo qartësisht nuk ishte e mjaftueshme në këtë listë të SVP-së. Fushata më ka dhënë mundësinë të takoj shumë njerëz, përfshirë ju, dhe jam shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Megjithatë, si komunitet, jemi ende larg nga përfshirja jonë në vendimet politike këtu ku jetojmë dhe ku fëmijët tanë janë të shkolluar. Komuniteti ynë duhet të mësojë nga kjo përvojë; ne duhet të krijojmë struktura që lejojnë jo vetëm të zgjedhim njerëzit që dëshirojmë, por gjithashtu të veprojmë për çështje të tjera kur është e nevojshme. Së shpejti, do të punojmë për të ngritur një rrjet në nivel federal për të përgjigjur shqetësimeve tona të ardhshme dhe për të ndërtuar një komunitet të fortë këtu në Zvicër. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj gjatë kësaj fushate”, është shprehur Korab Rashiti.
Lexoni po ashtu:
Historia po shkruhet tani: Islam Alijaj zgjidhet deputet i Parlamentit Zviceran – Albinfo
Këta janë shqiptaro-zviceranët që duan ta bëjnë ndryshimin më 22 tetor – Albinfo
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















