Kuriozitete
Ky është Bugatti Chiron i ndërtuar me “Lego”
“Bugatti Chiron”, i bërë i tëri nga tullat “lego”, është prezantuar në “Lego House”.
Projekti ka zgjatur tetë muaj dhe 13.438 orë për t’u ndërtuar.
Bugatti i ndërtuar nga tullat “lego” tashti ndodhet në Billund të Danimarkës Perëndimore, vendlindja e tullave ikonike.
Makina është ndërtuar nga “Lego Technic”, pa përdorur ngjitës dhe mund të bartë dy pasagjerë, transmeton albinfo.ch.
Shpejtësinë maksimale e arrin në 20 km në orë
Modeli është zhvilluar, duke përdorur më shumë se 1.000.000 elemente “lego” dhe peshon 1.5 tonë. “Lego House” prej 12.000 metrash katrorë përfshin një dyqan “Lego”, katër zona për aktivitete dhe një galeri që shfaq historinë e “Legos” dhe punimet e bëra nga fansat.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










