E-Diaspora
Ky është Besnik Tafallari, “Jason Statham-i shqiptar”
“Mua më quajnë dhe Jason Statham shqiptar”, thotë për gazetën “Schwarzwalder Bote” Besnik Tfallari, shqiptari nga qyteti Nagold, me rrënjë nga Kosova
Aktori britanik Jason Satham është njëri ndër yjet më të kërkuar në kinematografinë botërore sa u përket filmave aksion. Ylli i njohur veç tjerash nga filmi “Transporter” ka një “sozi” në Nagold të Gjermanisë. Besnik Tafallari është personi që i ngjanë “si veza vezës” aktorit të famshëm britanik.
“Mua më quajnë dhe Jason Statham shqiptar” thotë ai për gazetën “Schwarzwalder Bote”.
Para dy vitesh Besnikut kishin filluar t`ia kujtonin ngjashmërinë e persosur me aktorin e njohur., transmeton albinfo.ch. Dhe kështu te ai lindi ideja që të fillonte një karrierë si dublant, sigurisht, me ëndrrën që të fitojë një rol të mëvetësishëm kryesor në filmin aksion që do të xhirohet vitin që vjen.
Në Angli ka prej kohësh një treg të gjerë për dublantët. Ata në rastet më të mira, mund të fitojnë shumë para me rolet e tyre si sozie për aktorët “e vërtetë”.
Pas një stërvitjeje adekuate, tashmë dublanti nga Nagoldi duket tërësisht si aktori i njohur, Satham. Aq shumë i ngjan atij sa që kur e prek xhaketën, duket sikur Jason Statham po e nxjerr revolverin e tij Glock nga xhepi i pantallonave.
Veç kësaj, Besnik Tafallari ka humbur 16 kilogramë në stërvitje dhe ka mësuar edhe Taekwondo para se, t`i nxirrte fotografitë e tij të para në Instagram, përcjell albinfo.ch. Menjëherë pas kësaj, agjenci nga Italia dhe Rusia filluan të interesohen për dublantin.
Ndërsa ofertat më interesante atij i kanë ardhur nga Austria. Kështu, në fillim të verës ai pati xhiruar një spot reklamash që kishte shumë aksion brenda, për një firmë mode, transmeton albinfo.ch. E veçanta me atë rast ishte se në spot merrte pjesë edhe dublanti austriak i James Bond-it, Nax Fraisl, i cili i ngjan deri në përsosmëri aktorit Daniel Craig. Dhe, nga ky bashkëpunim do të lindë një projekt i vërtetë filmi, me dy dublantët në rolet kryesore.
“Do të jetë një film tërësisht aksion”, sqaron Friesl. “Në Austri nuk ka pasur kurrë deri tash diçka të tillë”, shton aktori austriak.
Në qendër të filmit do të jetë një grabitje dhe një mision pothuaj i pamundur. “Do të jetë diçka e fortë”, shprehet i gëzuar Besnik Tafallari për fillimin e xhirimeve dhe sheh aty, natyrisht, një shans unik.
Por, edhe pa këtë film, dy dublantët tashmë janë shumë të kërkuar edhe si ekip, përcjell albinfo.ch. Në shtator, fjala vjen, ata ishin yjet e skenës në aksionin për dhurim me moton “Buzëqeshje kundër kancerit”. Po ashtu Besniku ka shumë kërkesa edhe për të viziutuar Kosovën.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












