Lajme
Kuvendi Shqiptar i Zvicrës: BE-ja të mbrojë të drejtat e njeriut në Maqedoni

Me një reagim lidhur zhvillimet më të reja të dhunshme në Maqedoni është paraqitur sot edhe Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës. Në një komunikatë për medie, përmes të cilës KSHZ u drejtohet bashkatdhetarëve në Zvicër veç tjerash thuhet:
„Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës, është tej mase i shqetësuar me zhvillimet e fundit të situatës politike në Maqedoni, sidomos me situatën e krijuar nga mëngjesi i së shtunës. Gjithashtu jemi të shqetësuar edhe me pasivitetin e institucioneve ndërkombëtare, jo vetëm në këto javët e fundit, por në përgjithësi kohëve të fundit.
Çdo ditë shihet shkelja flagrante e të drejtave edhe më elementare njerëzore e popullit shqiptar në Maqedoni. Sot u tregua edhe njëherë më shumë qasja e qeverisë së shtetit të Maqedonisë ndaj popullit shqiptar në Maqedoni. Në secilin shtet që është modernizuar, apo së paku që e quan veten si të modernizuar, forcat policore e ushtarake ndërmarrin gjithçka për ta evakuuar popullatën civile, para se të fillojnë me operacione policore e ushtarake. Mos evakuimi nga mëngjesi deri në mbrëmje i popullatës civile, ku bënin pjesë edhe gra e fëmijë, mbeti në mes të dy fronteve të armatosura, kjo tregon edhe njëherë më shumë qasjen neglizhuese të qeverisë së Maqedonisë ndaj popullit shqiptar në Maqedoni. Gjithashtu tregon qartë se çfarë vlere ka populli shqiptar për qeverinë maqedonase.
Ne kërkojmë nga instancat relevante Evropiane, si garantues të të drejtave njerëzore, që të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për qetësim të situatës.
Si mund të lejohet një gjë e tillë në mes të Evropës? Një shtet që pretendon të jetë në një të ardhme të afërt pjesë e Bashkimit Evropian, nuk duhet kurrsesi të lejohet të luaj me fatin e popullit. Nuk duhet të lejohet të shkelë sistematikisht të drejtat njerëzore. Qasja shumë e keqe dhe raciste e qeverisë së Maqedonisë ndaj popullit shqiptar, vërtetohet edhe nga deklaratat e ministres së punëve të brendshme të Maqedonisë, e cila e quan popullin shqiptar të Maqedonisë “njerëz të egër dhe indian”. Mjaft më me shfrytëzimin e popullit shqiptar të Maqedonisë për interesa politike! Mjaft më me maltretimin e popullit shqiptar të Maqedonisë!
Është obligim ligjor, politik, moral e njerëzor i Bashkimit Evropian që të mbrojë të drejtat e njeriut, sidomos në mes të Evropës. Prandaj, ne si Kuvend i shqiptarëve të Zvicrës, kërkojmë që urgjentisht të intervenohet për ta qetësuar situatën në Maqedoni. T’u garantohen të gjitha të drejtat shqiptarëve atje. Të analizohet situata nga OSBE dhe të implementohet “Marrëveshja e Ohrit” e cila edhe sot e kësaj dite mbetet e shkruar vetëm në letër.
KSHZ-ja shpreson që do ta kryeni obligimin Tuaj si garantues i të drejtave njerëzore dhe të kujdeseni me një përkushtim serioz, thuhet në fund të komunikatës së Kuvendit Shqiptar të Zvicrës, nënshkruar nga kryetari, Jeton Kryeziu dhe nënkryetari/zëdhënësi, Avni Binaku.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri