Shqipëria
Kuvendi i Shqipërisë miraton protokollin, hapet rruga e Maqedonisë drejt NATO-s
Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar unanimisht protokollin që i hap rrugën ratifikimit të vendimit për votën pro për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ky miratim i ndez dritën jeshile Kuvendit të Republikës ditën e enjte, i cili pritet të ratifikojë po ashtu unanimisht për një kapitull të ri të shtetit fqinj.
Në seancën e së enjtes në Parlamentin shqiptar pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë është konsideruar si një hap pozitiv, e cila i jep garanci paqes dhe prosperitetit në Ballkan, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, të premten e shkuar, Parlamenti grek ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke i dhënë fund një klime të tensionuar, që ka mbajtur konfliktin e“ ndezur” në këto dy vende për më shumë se dy dekada.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













