Lajme
Kuvendi rivendos reciprocitetin ndaj Serbisë
Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e Vetëvendosjes për masa të reciprocitetit në raport me mallërat e Serbisë
Mocioni është miratuar pas një debati rreth çështjes së masave të recprocitetit me Serbinë që ishin vendosur më 20 korrik të këtij vitit si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që Serbia u kishte vendosur mallërave nga Kosova.Parashtruesi ikërkesës Visar Ymeri lexoi tri pikat e mocionit, të cilat më pas u miratuan me shumicën e votive të deputetëve të pranishëm në sallë.”Pika një; qeveria tí marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Pika dy; Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë ta nxis dhe udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet e imortuara nga Serbia dhe nën tre; qeveria t’í forcoj të gjitha mekanizmat shtetëror për të siguruar zbatimin e përpikët të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë”, tha Ymeri, duke lexuar pikat e mocionit.
Ky mocion u miratua me 44 vota për, 33 ishin kundër ndërkaq 2 deputet abstenuan.
Ky ishte një prej rasteve të rralla kur opozita ia del që të miratoj një nismë, duke siguruar shumicën në kuvend. (Albinfo & REL)
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












