Lajme
Kuvendi i shqiptarëve reagon për polisat e sigurimit

Në një komunikatë për media Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, është shprehur në lidhje me vendimin e Byrosë Kosovare të sigurimeve për mos zbritjen e polisës për mërgimtarët.
“Javën e kaluar Byroja Kosovare e sigurimeve, ka dështuar ta aprovojë propozimin për uljen e tarifës së sigurimit kufitarë për 50 për qind, për bashkatdhetarët. Ky vendim, krejtësisht i padrejtë dhe diskriminues për bashkatdhetarët, është i papranueshëm”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kuvendi.
Fakti tregon edhe njëherë se kompanitë e sigurimeve frikësohen nga vendimi për përgjysmim të çmimit, pasi që gjatë gjithë këtyre viteve, ato kanë pasuar vetëm fitime të pastra. Faktikisht, kompanitë e sigurimeve, nga polisa kufitare gjatë vitit të kaluar, kanë realizuar të hyra mbi 14 milionë euro.
“Kjo iniciativë për zbritjen e kësaj tarife ishte proklamuar nga autoritetet më të larta në vend, si Qeveria, Parlamenti si dhe Banka Qendrore e Kosovës. Duke u konsideruar si e padrejtë shuma që bashkatdhetarët me vite kanë paguar. Lajmi që do të zbritet 50 përqind, polisa e sigurimit për bashkatdhetarët, që do të thotë nga 40 euro do të bie në 20 euro dhe për 15 ditë, 15 euro, mbetet vetëm si deklaratë për media”.
Deklaratat e Komisionit për Buxhet dhe Financa, kinse Komisioni paska vendosur që në shtator të nisin ndryshimin e këtij ligji, ku kompetencat për të vendosur për tarifa nuk do t`i ketë më Asambleja e Byrosë Kosovare të sigurimeve, tregon edhe njëherë fakti, se sa papërgjegjshëm sillen këto institucione karshi mërgimtarëve, të cilët janë Qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kontribuuesit më të mëdhenj të Ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, kërkon në mënyrë të prerë, që Institucionet përgjegjëse të Kosovës të tregojnë seriozitet dhe vullnet politik, që në njërën anë të ulen tarifat në 50 për qind, para se të fillojë ardhja e mërgimtareve për pushime verore në Kosovë, siç është premtuar, në anën tjetër të punohet në mënyrë intensive me të gjithë partnerët relevant, për arritjen e marrëveshjes për kartonin e gjelbër.
Institucionet e Kosovës, e kanë për obligim ligjor dhe moral që të mos dëmtohen bashkatdhetarët nga politika monopoliste e grupeve të interesave.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak