Lajme

Kuvendi i Kosovës shënoi 10 vjetorin e themelimit

Kryekuvendari Jakup Krasniqi, ka vlerësuar punën e gjitha legjislaturave për 10 vite, duke shndërruar Kuvendin në tempull të demokracisë

Kuvendi i Kosovës shënon përvjetorin e dhjetë të themelimit të tij.  Në seancën solemne, i pari i Kuvendit ka thënë se në këtë sallë të Kuvendit, Serbia ndaloi hyrjen e deputetëve shqiptarë të Kosovës më 2 korrik 1990, kur ata e shpallën Deklaratën Kushtetuese. 

Ai po ashtu përmendi faktin kur Serbia nuk lejoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 24 majit të vitit 1992. 

Krasniqi përkujtoi se në Kuvendin e Kosovës më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia e vendit, dhe u nxorën të gjitha simbolet shtetërore të vendit.

Kyekuvendari, ka folur për të arriturat demokratike të organit më të lartë ligjvënës në nxjerrjen e ligjeve të shumat dhe në bashkëpunimin me parlamente të botës. 

Në këtë përvjetor, kryekuvendarit dhe deputetëve të Kuvendit, u ka dërguar një urim presidentja Atifete Jahjaga e cila shprehë përkrahjen që Kuvendi, si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, të shprehë interesat e të gjithë qytetarëve.