Kosova
Kuvendi i Kosovës pritet ta votojë platformën për dialogun

Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, nesër në orën 9:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
“Seanca është caktuar në orën 9, me kërkesë të kryeministrit”, deklaroi Veseli, duke informuar se për në orën 10 është paraparë të mbahet një seancë e rregullt kuvendore.
Platformën për vazhdimin e negociatave me Serbinë e hartoi ekipi negociator i formuar nga Kuvendi, ndërsa me atë udhëheqin zëvendëskryeministri dhe lider i Partisë Nismës Socialdemokrate (Nisma), Fatmir Limaj dhe kryetari i Prishtinës dhe lider i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti.
Duke paralajmëruar se Platforma do të gjendet në Parlament gjatë javës, Limaj dje deklaroi se pret që ajo të votohet nga deputetët, me çfarë, siç tha, “Kosova do të ketë qëndrim zyrtar për dialogun me Serbinë”.
E-Diaspora
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it Gjermani: Azem Haziri përmes performancës së tij në piano ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve...
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme