Lajme
Kuvendi hyn në muajin e dytë të bllokimit
Shkaktarë që Legjislativi sot nuk po funksionin, janë bërë dy marrëveshjet e fundit të kryeministrit Isa Mustafa me Serbinë dhe me Malin e Zi
Kuvendi i Kosovës po hyn në muajin e dytë të sesionit vjeshtor, që nuk ka mbajtur asnjë seancë te rregullt plenare, për shkak të bllokimit nga ana e partive opozitare. Shkaktarë që Legjislativi nuk po funksionin, janë bërë dy marrëveshjet e fundit të kryeministrit Isa Mustafa me Serbinë dhe me Malin e Zi.
Marrëveshja e 25 Gushtit me Serbinë, parashikon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila sipas opozitës, krijon autonomi politike e territoriale brenda Kosovës. Ndërsa marrëveshja për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, po ashtu sipas opozitës, ia falë shtetit malazez 12 mijë hektarë tokë.
Opozita po kërkon nga kryeministri Mustafa që ta tërheq nënshkrimin nga këto marrëveshje dhe opozita do të qetësohet. Por vetë kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i ti, Hashim Thaçi kanë thënë se kthim mbrapa nuk ka, dhe se marrëveshjet së shpejti pritet të implementohen.
Ky qëndrim ka shty opozitën që edhe sot në Kuvendin e Kosovës ta përdorë gazin lotsjellës, ai armë për bllokimin e punimeve. Dhe sipas skenarit të tyre, ende pa filluar punimet dhe pa u ulur nëpër vendet e tyre deputetët, Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK ndezën fitilat e gazit.
Menjëherë pas këtij aksioni, seanca u ndërpre ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryesia e Kuvendit nuk gjetën ndonjë solucion për të dalë nga kjo situatë. Veseli u gjet në një pozicion të pavolitshëm, pasi që Policia e Kosovës i dyfishoi kontrollimet në Kuvend dhe nuk arriti ta bllokoj hyrjen e gazit lotsjellës brenda seancës.
Madje shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se bombat e gazit i kanë futur me ndihmën e Policisë. Ai e falënderoi policinë që po tregohet bashkëpunuese me ta. Sipas Konjufcës, edhe brenda Policisë ka njerëz që kundërshtojnë Asociacionin e Komunave serbe.
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Kuvendi i Kosovës është duke u keqpërdorur nga pakica opozitare. “E dimë gjendjen e krijuar dhe synimet e opozitës. Argumentet e saj janë të padrejta dhe të paqëndrueshme. Kuvendi është vendi ku ata duhet të shprehin çdo pakënaqësi dhe kundërshti të tyre, në mënyrë demokratike dhe jo me veprime joligjore. Sjellja e deritanishme e tyre po e cenon këtë mundësi dhe ngulfat demokracinë!”, tha Veseli.
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas tij, ekziston një shumicë parlamentare, e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kjo është legjitime, nga e cila ne nuk do të heqim dorë. “Pretendimi i opozitës për të vepruar në emër të popullit, pa e pyetur popullin, është pretendim jodemokratik dhe cenim për rendin kushtetues në Kosovë”, tha Veseli.
Në anën tjetër drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhdojnë të bëjnë thirrje për respektim të rregullores dhe zhbllokim të punës së Kuvendit. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha pas ndërprerjes së seancës se duhet të lejohet që të zhvillohet debat në Kuvend për marrëveshjet dhe të argumentohen ato që po thotë opozita.
“Kjo që ndodhi sot është për keqardhje, është e papranueshme dhe kjo nuk ka lidhje me të bërit opozitë, nuk ka lidhje me mbrojtje të interesave të vendit. Debati dhe interesat e vendit, komunikimi bëhet në Kuvend dhe nuk bëhet debati në rrugë, nuk bëhet debati me dhunë”, tha Beqiri.
Ai theksoi se opozita le t’i lejon që t’i diskutojnë marrëveshjet në Kuvend dhe nëse ia dëshmojnë se Kosova po humb me mija hektar në demarkacionin me Malin e Zi, atëherë ai do të jetë i pari që nuk do ta votoi ratifikimin e kësaj marrëveshje”, tha ai.
Ndërsa deputeti që ia ndezi fitilin bombës me gaz lotsjellës, Faton Topalli, këmbëngul se bombat i kanë siguruan nga policia, ndërsa për situatën në Kuvendin e Kosovës fajëson kryeministrin Isa Mustafa.
Topalli ka thënë se veprimi i tij ishte në përputhje me atë që ka bërë dhe paralajmëruar Vetëvendosje deri tani. “Gazi lotsjellës ishte në Parlament, dikush nga deputetët e opozitës u desh ta merrte përsipër këtë akt, nuk është diçka e re. Ne kemi paralajmëruar që do të bëjmë çdo gjë për ta ndaluar Zajednicën”, deklaroi ai.
Kuvendi i Kosovës filloi sesionin vjeshtor të seancave me 15 shtator, por në kohën kur kryeministri Isa Mustafa erdhi në Kuvend për të raportuar për bisedimet dhe marrëveshjet e fundit me Serbinë, ai u gjuajt me vezë nga opozita, e cila edhe bllokoi foltoren.
U provua edhe një herë më vonë, sërish u bllokua Kuvendi. Javën e kaluar prapë u gjuajt gaz lotsjellës në seancë, ndërsa pas dështimit të seancës së sotme, Kuvendi po hyjnë në muajin e dytë të bllokimit.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










