Lajme
Kushtetuesja nesër merr vendim se a rrëzohet Qeveria Hoti
Nesër në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seancë dëgjimore lidhur me kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, për të cilën kishte kërkuar interpretim partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje. Seanca pritet të fillojë në orën 10:00, ndërsa sot gjatë ditës GJK-ja ka bërë të ditur se do të publikojë edhe informacione të reja, raporton Express, përcjell Albinfo.ch.
Lëvizja Vetëvendosje nesër do të marrë përgjigje mbi dyshimet që ka shfaqur që nga votimi i Qeverisë Hoti lidhur me ligjshmërinë e këtij vendimi.
Të gjitha palët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Gjykatës Kushtetuese për seancë publike, e cila do të mbahet më 2 dhjetor.
Në një përgjigje zyrtarë nga ky institucion kanë bërë të ditur se seanca do të fillojë në orën 10:00.
Kjo seancë dëgjimore do të mbahet përmes video-konferencës e në Kushtetuese thonë se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për mbajtjen e saj.
“Në seancën dëgjimore publike, e cila do të mbahet më 2 dhjetor 2020, me fillim në ora 10:00, do të marrin pjesë të gjitha palët e interesit të përfshira në rast. Për shkak të situatës aktuale me pandeminë Covid-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online) dhe tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për mbajtjen e saj”, thotë zyra për media e Gjykatës Kushtetuese.
GJK-ja bën të ditur se palët nuk kanë kërkuar shtyrjen e seancës dhe se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë për informacione më të detajuara.
“Asnjëra nga palët e përfshira në rast nuk ka kërkuar shtyrjen e seancës. Për më shumë hollësi rreth mundësisë së përcjelljes së drejtpërdrejtë të seancës dëgjimore publike, do të mund t’i referoheni edhe njoftimit për media që Gjykata do ta publikojë gjatë ditës së nesërme”, thotë Gjykata.
E-Diaspora
-
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës SHBA: 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje... -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










