Kosova
Kushtetuesja shpall të pavlefshëm Ligjin për caktimin e çmimeve të produkteve bazike në Kosovë
LDK dërgoi në Kushtetuese Ligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, Gjykata jep aktgjykimin
Sot, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kërkesës së LDK-së, duke e shpallur të pavlefshëm Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, përcjell albinfo.ch.
Gjykata ka konstatuar se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në aktgjykimin e publikuar të premten e 24 nëntorit është bërë e ditur, po ashtu, se kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar me shtatë vota për, ndërsa një ishte kundër.
“Në kontekst të praktikës së saj gjyqësore, siç është shtjelluar edhe në Aktgjykim, Gjykata vlerëson që marrë parasysh natyrën e dispozitave të Ligjit të kontestuar të shpallura në kundërshtim me Kushtetutën dhe faktin që pjesa tjetër e Ligjit të kontestuar do të ishte vështirë e zbatueshme pas shpalljes së dispozitave të lartcekura si të pavlefshme, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij”, thuhet në përmbledhjen e aktgjykimit, raportoi BetimipërDrejtësi.
Tri partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës patën kundërshtuar ligjin e hartuar nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore.
Ndërsa Qeveria kishte deklaruar se ligji ishte hartuar për shkak të “rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë dhe ankesave të shumta të qytetarëve, lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve te të gjitha produktet bazë”.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit. Ai ka thënë se me këtë vendim kanë dështuar sistemet e komanduara.
“Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t’i ringjallin, lodhen kot. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









